75 Mall Live Search
08:57 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prizren

Një institucion mikrofinanciar në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, ishte cak i një grabitjeje gjatë ditës së djeshme.

Një person i maskuar dhe i armatosur ka marrë rreth 10 mijë euro para të gatshme.

“Rruga “Ahmet Prishtina”, Prizren 27.01.2023 – 15:16. Ankuesja femër kosovare menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 000 euro para kesh. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.