75 Mall Live Search
10:21 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Ky është çmimi i Zubimendit, mesfushorit që po kërkohet nga Arsenali dhe Barcelona

Real Sociedadi raportohet se nuk do të lëvizë nga qëndrimi në lidhje me yllin e skuadrës, Martin Zubimendin, pavarësisht interesimit nga Arsenali e Barcelona për të.

23-vjeçari i dha fund spekulimeve për një largim të menjëhershëm nga “San Sebastian” në janar, duke nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2027.

Ai kontratën e rinovoi në tetor të vitit të kaluar, teksa Arsenali dhe Barcelona po vazhdojnë të rrisin interesimin për të.

“The Times” ka raportuar se për transferimin e Zubimendit duhet paguar 60 milionë euro, pasi besohet se ky është çmimi i vendosur në klauzolën e largimit të lojtarit.

“Topçinjtë” janë në garë edhe për transferimin e Moises Caicedos nga Brightoni, teksa spanjolli tani duket se mund të shihet si alternativë.

Në anën tjetër, as Barcelona nuk pritet të paguajë këtë shifër në këtë afat kalimtar dimëror.