Si do të dukej tabela e Premierligës pa golat e Haaland?

Erling Haaland padyshim është lideri i Manchester Cityt këtë sezon.
Ylli norvegjez ka shënuar plot 25 gola deri më tani në Premierligën angleze, duke lënë me nëntë gola prapa sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, shkruan IndeksOnline.
Shpesh është ngritur dilema se Manchester City nuk do të ishte i njëjjti po mos të kishte në radhët e veta Erling Haalandin.
Ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka shënuar në 14 nga 20 ndeshjet e Cityt në Premier League deri më tani këtë sezon.
”Onefootball”, ka bërë një analiz se si do të dukej tabela e Premier Ligës, nëse nuk llogariten golat e 22 vjeçarit.
Golat e Haaland kanë qenë jetik për skuadrën e Guardiolës këtë sezon dhe pa to, kampionët në fuqi të Premierligës do të ishin në vendin e dhjetë, të barabartë në pikë me Aston Villa dhe vetëm përpara me një diferencë golash prej +8.
City aktualisht ndodhet i dyti në tabelën e Premier League me 45 pikë, por pa Haaland, ata janë në vendin e dhjetë me vetëm 28 pikë./IndeksOnline/