Muzikanti 54 vjeçar martohet për herë të katërt

Marc Anthony u martua për herë të katërt.
Muzikanti i njohur kurorëzoi me martesë lidhjen me Nadia Ferreira pas një fejese tetë-mujore.
54-vjeçari dhe ish-konkurrentja “Miss Universe” 23 vjeç, organizuan një ceremoni të mrekullueshme dhe të mbushur me yje në Muzeun e Artit Perez në Miami.
Në dasmë nuk morën pjesë ish-bashkëshortja e tij Jennifer Lopez, bashkëshorti i saj i ri Ben Affleck, e as binjakët 14-vjeçar të çiftit Emme dhe Max.
Nadia e bëri të ditur lajmin e fejesës në Instagram me një unazë diamanti, e cila kishte një gur të madh në formë smeraldi në mes me dy gurë më të vegjël anash.