75 Mall Live Search
11:06 / E Martë, 31 Janar 2023 / C E

Gjithçka e kryer, Jorginho transferohet te Arsenali

Jorginho do të jetë goditja e fundit e Arsenalit në merkaton e janarit.

Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja tashmë është arritur dhe janë vetëm duke u kryer dokumentet e nevojshme për kompletimin e transferimit.

Për italianin, liderët e Premierligës do të paguajnë rreth 12 milionë funte.

Një rol të vecantë për këtë transferim e ka luajtur Mikel Arteta i cili ka biseduar vetë me lojtarin.

Mbrëmë u bë e ditur se tashmë vizitat mjekësore për lojtarin janë të rezervuara. /IndeksOnline/