KF LLAPI: Krenar që fitoret, gëzimet dhe sukseset i korrim në stadiumin me emrin e Heroit Zahir Pajaziti
Sot u bën 26 vite nga rënia e heroit llapjan Zahir Pajaziti.
Skuadra futbollistike Llapi, e ka kujtuar heroin Zahir Pajaziti, ku përmes një postimi në Facebook kanë treguar se stadiumi i tyre mban emrin e tij që nga viti 2013.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 26 vjet nga rënia e heroit Zahir Pajaziti në altarin e lirisë.
Zahir Pajaziti shte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës. Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët e parë dhe ndër më të shquarit e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.
Stadiumi i KF Llapi u emërua me emrin e Heroit Zahir Pajaziti në vitin 2013.
Krenar që fitoret, gëzimet dhe sukseset i korrim në stadiumin me emrin e Heroit. /IndeksOnline/