75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / B O

Ligji i ri i pagave – kaq do të paguhen në Shërbimin Korrektues të Kosovës

Me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik, do të këtë lëvizje të pagave edhe tek Shërbimi Korrektues i Kosovës. Me caktimin e vlerës së koeficientit tashmë të gjithë pjesëtarët e Shërbimit Korrektues e dinë sa është paga bruto e tyre.

Udhëheqësi i Pavionit ka koeficionetin 7 (735 euro), Mbikëqyrësii lartë ka koeficientin 6.5 (682,5 euro), Mbikëqyrësi ka koeficientin 6 (630 euro), Zyrtar Korrektues ka koeficientin 5.5 (577,5 euro), Kadeti Korrektues ka koeficientin 2 (210 euro).

Sipas kryeministrit Albin Kurti kjo është vlera e koeficientit për vitin 2023 ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro./IndeksOnline/