FBI-ja bastis shtëpinë e presidentit amerikan

FBI po bën bastisje në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware si pjesë e hetimeve për dokumente të klasifikuara, ka thënë avokati i tij.
Në një deklaratë, avokati i z. Biden tha që ky kërkim ishte “i planifikuar” me “mbështetjen e plotë” të presidentit.
CBS ka raportuar që kjo është pjesë e një hetimi më të gjerë mbi mënyrën se si ai ka menaxhuar me dokumentet e klasifikuara.
FBI-ja nuk ka komentuar deri tash për këtë çështje, raporton BBC.