Bayerni mposht me lehtësi Mainzin, kalon në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë

Skuadra e Bayern Munchenit ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Bavarezët mposhtën në udhëtim skuadrën e Mainzit me lehtësi, ku rezultati përfundimtar ishte 4-0, shkruan IndeksOnline.
Choupo-Moting hapin serin e golave në minutën e 17-të.
Bayerni dyfishoi epërsinë në minutën e 30-të me golin e Musialas, ndërsa në fund të pjesës së parë, Sane shënoi për 3-0 në minutën e 44-të.
Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Alphonso Davies në të 83-tin minutë./IndeksOnline/