Ky është i arrestuari në Istog, dyshohet se vodhi kamerat e sigurisë

Policia e Kosovës është informuar dje për thyerjen e dritarës së depos se Agjensionit tё Pylltarisë sё Kosovёs (APK) nё fshatin Sine- Istog, aty ku ishin tё vendosura kamerat e sigurisё.
Nё vendngjarje kanё dalё njësitet relevante tё Staciont Policor nё Istog, aty ёshtё vërejtur se dritarja ёshtё hapur me forcё dhe ёshtё vjedhur DVR-i i kamerave tё sigurisё.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 01.02.2023, me autorizimin e Gjyqtarit tё procedurës paraprake ёshtё bёrё kontroll-bastisje nё shtёpinё dhe objketet pёrcjellёse tё personit tё dyshuar.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është arrestuar i dyshuari Migros Haskaj, i lindur në vitin 2000.
Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё./Indeksonline/