75 Mall Live Search
12:22 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / AR

Kosovari goditet nga treni në Austri, është në gjendje të rëndë shëndetësore

Është goditur nga një tren një këmbësor në Altenmarkt, Austri.

23-vjeçari kosovar u dërgua në Spital të Salzburgut me helikopter. I njëjti kishte lëndime të rënda.

Rasti ka ndodhur të mërkurën pasdite. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Salzburgut. 

Rruga e trenit në Altenmarkt u mbyll për një orë, derisa Policia po zhvillon hetime./Indeksonline/