75 Mall Live Search
16:34 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Ndërprehen procedurat penale për Mason Greenwood

Janë ndërprerë procedurat penale kundër yllit të Manchester United, Mason Greenwood.

Futbollisti 21-vjeçar ishte akuzuar për tentativë përdhunimi, dhe sulmi ndaj një gruaje.

Lajmin për ndërprerjen e akuzave e ka bërë të ditur Policia e Manchesterit përmes një deklarate zyrtare, transmeton IndeksOnline.

“Duke pasur parasysh mbulimin e konsiderueshëm mediatik të këtij rasti, është e drejtë që të ndajmë lajmin se 21-vjeçari, i cili ishte arrestuar dhe akuzuar në lidhje me një hetim të hapur në janar 2022, nuk përballet më me procedim penal në lidhje me këtë,” tha Kryeshefi Michaela Kerr, Shef i Mbrojtjes Publike të GMP.

“Grupi hetimor ka qëndruar në kontakt të rregullt me ​​ekipin ligjor, duke dhënë çdo përditësim të shënimeve, dhe në këtë mënyrë kuptojnë arsyetimin e pushimit të procedimit në këtë fazë dhe se ky vendim nuk është marrë lehtë.

“Përkundër interesimit të mediave dhe publikut për këtë rast, ne kemi vendosur të mos komentojmë më në detaje”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Kujtojmë që Greenwood ishte përjashtuar nga klubi i Manchesterit Unitedit pas akuzuave të ngritur ndaj tij dhe nuk ka luajtur që nga 22 janari i vitit 2022, në ndeshjen ndaj West Hamit.