75 Mall Live Search
16:07 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Barazia gjinore është vlerë themelore e zhvillimit demokratik në çdo shoqëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur se barazia gjinorë është vlerë themelore e zhvillimit demokratik në çdo shoqëri.

Sipas tij mbi këtë vlerë  edhe është shpallur e ndërtuar edhe shteti i Kosovës, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Thaçi ka thënë se Kosova është e angazhuar të mbrojë dhe zbatojë të drejtat e njeriut dhe do të jetë e pa kompromis ndaj çdo akti të diskriminimit.

Ky është postimi i plotë:

Barazia gjinore është vlerë themelore e zhvillimit demokratik në çdo shoqëri. Mbi këtë vlerë e kemi shpallur e ndërtuar edhe ne shtetin tonë. Në konferencën e sotme “Përmirësimi i Llogaridhënies Institucionale për Zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore“, theksova se zbatimi i mirëfilltë i këtij ligji mënjanon çdo pabarazi gjinore faktike dhe mundëson pjesëmarrje të barabartë të qytetarëve në çdo fushë. Kosova është e angazhuar të mbrojë dhe zbatojë të drejtat e njeriut dhe do të jetë e pa kompromis ndaj çdo akti të diskriminimit. HTH