“Paga mesatare në sektorin publik sa dyfishi i asaj në sektorin privat”, thotë ministri Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga mesatare në sektorin publik është gati dyfishi i pagës mesatare në sektorin privat.
Gjatë raportimit në Komisionit për Buxhet të Kuvendit, të premten, Murati ka thënë se paga mesatare në sektorin publike pritet të jetë 730 euro në vitin 2023, derisa ka shtuar se në vitin 2021 paga mesatare në sektorin privat ka qenë 490, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
“Në vitin 2021 ka qenë 612 euro paga mesatare, në vitin 2022 është 620 ndërkaq në vitin 2023 pritet të jetë 730 euro. Nuk mund të flasim për paga të padinjitetshme, përkundrazi nëse e krahasojmë me sektorin privat, në sektorin privat paga mesatare për vitin 2021 ka qenë 490 euro, domethënë po flasim për gati dyfishin e pagës mesatare në sektorin privat”, u shpreh ai.