Osmani i entuziazmuar për zgjërimin e rrjetit të “Termokosit” deri te Parku i Qytetit
Kryeshefi i Ngrothorës së Qyteitt “Termokos”, Fisnik Osmani, ka treguar entuziazëm të madh mbi vendimin për zgjërimin e shtrirjes së Ngrohtorës, nga rruga “Agim Ramadani” e deri te Parku i Qytetit.
Sipas tij, të gjithë po punojnë çdo ditë, për secilën lagje të Prishtinës.
Osmani ka shfrytëzuar llogarinë e tij zyrtare në Facebook për të ndarë pamje nga punimet që nisën sot.
Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, lidhur me bllokimin e rrugëve dhe shkaktimin e pengesave gjatë lëvizjes.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të kësaj zone, meqë gjatë punimeve do të detyrohemi të bllokojmë rrugët dhe shkaktojmë pengesa në lëvizjen e tyre” ka shkruar Osmani mes të tjerash.
Ky është postimi i plotë i tij:
106.145 m², 62 objekte, 767 njësi banesore
Së bashku me aksionarët e NP “Termokos” SH.A. znj. Jeta Rafuna dhe z. Milazim Vitija iu bashkuam ekipit me të cilin filluam punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qendrën e qytetit, nga rruga Agim Ramadani deri tek Parku i qytetit.
Po punojmë çdo ditë, për secilën lagje të Prishtinës!
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të kësaj zone, meqë gjatë punimeve do të detyrohemi të bllokojmë rrugët dhe shkaktojmë pengesa në lëvizjen e tyre.
Ekipë e jashtëzakonshme