23:06 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / Gj. Sh

FIFA jep përgjigjen përfundimtare për transferimin e Araujo tek Barcelona

FIFA ka konfirmuar se nënshkrimi i mbrojtësit të djathtë meksikan Julián Araujo (21 vjeç) nga FC Barcelona nuk kishte përfunduar sipas rregulloreve aktuale.

Mateu Alemany, drejtori i futbollit të Barçës, deklaroi të mërkurën se kishte shpresë se FIFA do t’i jepte dritën jeshile operacionit, duke argumentuar se “dokumentet mbërritën 18 sekonda me vonesë për shkak të një gabimi kompjuterik”.

Mbrojtësi do të regjistrohej si pjesë e filialit të Barcelonës, por me mundësinë për t’u ngjitur në ekipin e parë, teksa në këtë merkato dimërore Bellerin u transferua te Sportingu, në Portugali, duke krijuar hapësira për grumbullimin e një lojtari nga akademia.