75 Mall Live Search
10:55 / E Diele, 05 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Cassano godet Mourinhon, nuk është “një trajner shumë i madh”

Ish-futbollisti i Romës, Antonio Cassano, ka goditur trajnerin portugez Jose Mourinho.

Sipas tij ”Special One” asnjëherë nuk ka qënë një trajner i madh, deklaroi Cassano në një podcast me Christian Vieirin, pas humbjes së Romë në Kupën e Italisë ndaj Cremoneses, transmeton IndeksOnline.

“Mourinho nuk ka qenë kurrë një trajner i madh, ai ka qenë gjithmonë një komunikues i madh. Mendoj se ka qenë ndër të parët që ka komunikuar mirë, ka luajtur me mediat dhe ka menaxhuar mirë lojtarët e fortë. Por jo lojtarë të këqij, sepse është e lehtë të jesh miq me lojtarë të fortë, siguron Cassano. Në Romë, është fatkeqësi pas fatkeqësie. Ai shpenzoi shumë para për disa lojtarë, sepse Matiç dhe Rui Patricio ishte ai që i solli.” tha ish futbollisti i Romës./IndeksOnline/