75 Mall Live Search
11:34 / E Diele, 05 Shkurt 2023 / MSH

Lajçak nesër në Prishtinë

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të vijë në Prishtinë, në një vizitë të paparalajmëruar më parë për media.

Indeksonline mëson ekskluzivisht se Lajçak do të ketë takime me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, por askush nga zyra e tij dhe zyrtarët kosovarë në Prishtinë nuk i kanë konfirmuar arsyet e vizitës.

Sipas burimeve të Indeksonline, ai do të vijë në mëngjes./Indeksonline/