Mallorca e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Realit, por i hiqet gola Muriqit

Skuadra e Mallorcas ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj Real Madridit.
Ishte një autogol i Nacho Fernandezit, që i dha epërsinë Mallorcas në minutën e 13-të, gol ky që fillimisht iu shkrua sulmusit kosovar Vedat Muriqi, por pas rishikimeve, regjia e La Ligas anuloi golin e ”Piratit”, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas./IndeksOnline/
Golin mund ta shikoni KËTU.