75 Mall Live Search
08:40 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / L K

Arrestohet personi i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e kërkuar për veprën penale ‘Vrasje në Tentativë’.

I dyshuari është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në kërkim policor për veprën penale ‘vrasje në tentativë’. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton IndeksOnline.