75 Mall Live Search
08:48 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / L K

Një femër dhe një mashkull rrihen mes veti në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë mbrëmë rreth orëve të vona,  është raportuar për një përleshjes mes një femre dhe mashkulli pas një mosmarrëveshje që kishin hasur.

PK-njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar me procedurë të rregull.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovar. Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja, raporton IndeksOnline.