75 Mall Live Search
08:55 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / MSH

Digjet një shtëpi në Skenderaj

Një shtëpi në Skenderaj është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vajnik, dje rreth orës 18:58.

Policia njofton se rastin e kishte raportuar një person i këtij fshati, teksa shtëpia e djegur ishte e pabanuar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësiti i KEDS-it të cilët kanë ndërprerë rrymën# thuhet në njoftimin policor.

Nga ky incident nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.

Rasti është duke u hetuar.