75 Mall Live Search
17:31 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / AR

Alarm i rrejshëm kërcënimi për bombë në aeroport

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara njofton se kërcënimi për bombë në aeroport ka qenë i rrejshëm.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.

Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.

ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, njofton ajo./Indeksonline/