75 Mall Live Search
08:36 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / L K

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për trafikim më njerëz

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Gjakovë.

I njëjti dyshohet se kishte trafikuar dy meshkuj dhe një femër.

PK-ja njofton se të dyshuarin e kanë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si ‘Trafikim me Njerëz’.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka trafikuar dy meshkuj  kosovarë  dhe një femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton IndeksOnline.