Ndalohen dy qytetarë, tentuan të kalonin ilegalisht me dele, dhi e qingja

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë tentuar të kalojnë pikën kufitare në Joshanicë, Leposaviq, në mënyrë ilegale.
Të njëjtit në automjetin e tyre kishin të ngarkuar kafshë pa dokumentacion përkatës. Behët fjalë për 25 dele, 2 dhi, 7 qengja dhe dy keca.
Rasti është cilësuar si ‘Kalim Ilegal i Kufirit’.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht, ndërsa në automjetin e tyre kishin të ngarkuar 25 dele, 2 dhi, 7 qengja dhe dy keca pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton IndeksOnline.