75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / S Z

Abdixhiku viziton një çerdhe në Prishtinë: Premtimi për 160 çerdhe na del vetëm mashtrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka vizituar Institucionin Parashkollor “Yllkat”, në Prishtinë. Abdixhiku ka thënë se edukatorët bëjnë një punë të çmueshme, e cila përveç mirënjohjes meriton dhe kompensim të dinjitetshëm. Ndërsa ka thënë se tash e dy vite nuk është ndërtuar asnjë çerdhe dhe se premtimi për ndërtimin e 160 çerdheve për një mandat, është vetëm një mashtrim.

“Me Albinën sot vizituam Institucionin Parashkollor “Yllkat”, në Prishtinë. Aty takuam edukatoret e këtij kopshti që çdo ditë kujdesen për 267 fëmijë. Puna e tyre e çmueshme – në këtë kopsht e secilin tjetër në Kosovë – përveç mirënjohjes, meriton dhe kompensim të dinjitetshëm. Me propozimin tonë për koeficient, ky kompensim merr kuptim sepse për herë të parë paga e tyre bazë arrin në 650 euro. Për fëmijët e familjet kosovare ndërsa, premtimi për 160 çerdhe për një mandat na del vetëm një mashtrim. Tash e dy vite nuk është ndërtuar as edhe një. Në planin e LDK-së, përtej koeficientit 125 do të përkujdesemi që çdo fëmijë, në gjithë vendin, nga mosha 3 vjeç të hyjë në programin e kopshtit”, ka shkruar Abdixhiku./IndeksOnline/