75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / AR

Ronela Hajati ndez publikun spanjoll me performancën e zjarrtë

Paraqitja e Ronela Hajatit në Eurovizionin e vitit të kaluar po vazhdon jehonën akoma.

Këngëtarja e njohur shqiptare arriti pëlqyeshmëri të madhe me performancën e saj duke fituar zemrat edhe të publikut të huaj.

Kjo u vërtetua edhe së fundmi me pjesëmarrjen e saj në Spanjë, ku ishte ftuar të performonte në Benidorm, në javën e festivalit ku zgjidhet kënga përfaqësuese e Spanjës për Eurosong.

Në këtë spektakël gjigant ajo ishte e shoqëruar nga ekipa e saj dhe Niko Komani, i cili u kujdes për paraqitjes e saj edhe në Eurosong, duke rënë në sy të mediave botërore.

Ronela pati një paraqitje të zjarrtë para publikut spanjoll, i cili këndonte njëzëri me artisten shqiptare.