75 Mall Live Search
23:22 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / MSH

Hykmete Bajrami akuzon ministrin Murati: S’është e vërtetë ministër…!

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar sot ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit, lidhur me mënyrën se si do të mund të ndihmoheshin qytetarët e dëmtuar nga vërshimet e fundit në vend.

“Vetëm deshta me i thanë ministrit të Financave, por gjithashtu edhe qytetarëve, sidomos atyre te komunave që janë dëmtu shumë nga vërshimet që, nuk është e vërtetë që nuk ka mjete të Ministria e Financave. E kemi potencu disa herë minsitër, rezervën e ki të vogël, por në kuadër të kontigjencave në Ministri të Financave i ki 121.9 milionë euro. Kontigjencat munden me u shfrytëzu për këtë rast sepse ke familje të tëra që kanë mbetë pa kulme” tha Bajrami.

Sipas saj, vendosja e një kushti, me qëllim që kur të bëhen mjetet financiare pastaj të ndihmohen ato komuna, është e padrejtë.

“Ki 144.3 milionë euro në kuadër të Ringjalljes Ekonomike. Nuk ka mënyrë më të mirë me iu ndihmu njerëzve me u ringjallë, se kur shtëpitë e tyre shkatërrohen, kur bizneset e tyre shkatërrohen. Andaj leni anash ndasitë politike, merri mjetet, që gjithsej të padedikuara i ki 266.2 milionë në Ministri të Financave dhe ndihmoju njerëzve. Përndryshe, kreditë kur t’i bjen i justifikon, t’i votojmë” përfundoi Bajrami.