75 Mall Live Search
17:27 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Zbulohen tre nominimet për futbollistin më të mirë të FIFA-s

Me 27 shkurt, FIFA do të mbaj ceremonin e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit, ‘The Best FIFA Football Awards 2022”.

Tashmë janë zbuluar edhe të nominuarit për futbollistin më të mirë të vitit te meshkujt, shkruan IndeksOnline.

Në garë janë fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, dhe dyshja franceze, Karim Benzema i cili fitoi La Ligan, Ligën e Kampioneve si dhe Topin e Artë, dhe Kylian Mbappe.

Një total prej 14 lojtarësh u nominuan fillimisht për çmimin “Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj”, të zgjedhur nga një panel ekspertësh. Nga kjo listë e ngushtë, tre finalistët janë përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: trajnerët e ekipit kombëtar të meshkujve, kapitenët e ekipit kombëtar të meshkujve, gazetarët e futbollit dhe tifozët që votuan në faqen zyrtare të FIFA-s./IndeksOnline/