Federata e Brazilit e mohon marrëveshjen me Carlo Ancelottin

Federata e Futbollit e Brazilit, e ka mohuar se ka marrëveshje me Carlo Ancellotin, për të drejtuar kombëtarën e ”Seleçaos”.
Gjatë ditës së sotme mediumi brazilian ESPN, kishte raportuar se marrëveshja është arritur, por po mbahet e fsheht, transmeton IndeksOnline.
Federata braziliane këtë raportim e ka cilësuar si të pabazuar dhe jo të vërtetë.
“Federata Braziliane e Futbollit (CBF) bën të ditur se lajmi i publikuar këtë të premte (10/02) se trajneri i Real Madridit, italiani Carlo Ancelotti, është trajneri i ri i kombëtares braziliane është i pabazuar. Presidenti Ednaldo Rodrigues ruan deklaratat e dhëna të mërkurën, pas hedhjes së shortit të ndeshjeve për Kupën e Brazilit. Në atë kohë, ai përjashtoi spekulimet, duke thënë se çështja trajtohet në mënyrë transparente dhe se trajneri i zgjedhur do të shpallet në kohën e duhur”, thuhet në reagimin e CBF-së./IndeksOnline/