75 Mall Live Search
20:37 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / MSH

BIK organizon aksion për grumbullimin e ndihmave për Turqi dhe Siri, qytetarët i përgjigjen pozitivisht

Me rekomandimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në të gjithë Kosovën u organizua aksion për t’i ndihmuar të goditurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Besimtarë të shumtë iu përgjigjen kësaj thirrje menjëherë pas namazit të xhumasë.

Ata kontribuan sipas mundësive, me të holla, të cilat pritet të dërgohen në vendet e prekura nga tërmeti.