Messi dhe Guardiola përsëri bashkë?

Dy legjendat e Barcelonës, futbollisti Lionel Messi dhe trajneri Pep Guardiola, mund të ribashkohen.
Tekniku spanjoll po lidhet me një kalim te skuadra franceze PSG, transmeton IndeksOnline.
Siç raporton Goal, Guardiola do të largohet nga Manchester City nëse vërtetohen akuazat pë shkelje të “fair play” financiar.
Sipas gazetës, klubi francez, PSG po shikon nga afër situatën dhe janë të gatshëm ta ftojnë Guardiolën për ta drejtuar skuadrën.
Nese ndodh në gjë e tillë, spanjoli mund të ribashkohet me sulmuesin Lionel Messin, ku fituan çdo trofe të mundshëm me skuadrën e Barcelonës./IndeksOnline/