Valon Berisha shënon golin e parë në kampionatin australian (VIDEO)

Futbollisti kosovar, Valon Berisha, ka shënuar golin e parë me skuadrën Melburne City, në kampionatin australian.
30 vjeçari shënoi golin e dytë për Melburnin nga penalltia në minutën e 62-të, në fitoren 4-2 ndaj skuadrës Perth Glory, shkruan IndeksOnline.
Ky ishte goli i parë i Berishës këtë edicion në 16 ndeshje të zhvilluara, ndërasa ka dhuruar edhe dy asistime./IndeksOnline/