Momenti kur shembet ndërtesa dhe e zë përfundi ekipin e kërkim-shpëtimit në Turqi

Gjatë kërkim-shpëtimit në qytetin Hatay në Turqi, në një moment shihet si shembet një pjesë e ndërtesës.
Rrënojat zunë përfundi një nga ekipet e kërkim-shpëtimit, kur po kërkonin të mbijetuarit.
Fatmirësisht, pjesëtari i ekipit që po kërkonte në gërmadha u nxor më vonë me lëndime të lehta.
Ky moment është kapur nga ekipi i Al-Jazeera.