75 Mall Live Search
15:49 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Munishi e quan ”fantazmë” golin e Dukagjinit

Prishtina ka pësuar humbje nga Dukagjini me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superligës së Kosovë.

Ndeshjen e vendosi një autogol nga Mergim Pefqeli në minutën e 41-të, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e prishtinës protestoi pas pranimit të golit, ku fillimisht gjyqtari i ndeshjes e ndali lojën për një faul, ndërsa pas rishikimit në VAR, vendosi ta pranonte golin.

Trajneri i bardhekaltërve, Ismet Munishi, ishte i pakënaqur me referimin, derisa golin e shënuar nga Dukagjini e quan gol ”fantazmë”.

“Këtu janë shkelë rregullat e futbollit dhe do të shohim çfarë do të pasojë, por ai gol është fantazmë, domëthënë nuk ekziston”, tha Munishi pas ndeshjes./IndeksOnline/

Goli i shënuar nga Dukagjini.