75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / k.v

Të gatshëm për t’i shërbyer vendit, diplomon gjenerata e 57-të me 433 policë (Video/foto)

433 policë të rinjë janë betuar sot në ceremoninë e organizuar në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Ata diplomuan pas studimeve që kanë ndjekur në Shkollën për Siguri Publike në Vushtrri.

Policët veshën uniformën blu për herë të parë sot dhe u betuan se do të kryejnë punën me nderë dhe profesionalizëm.

Ata i uruan krerët e institucioneve vendore dhe përfaqësuesit ndërkombëtar.

Policët nga nesër do të dalin në detyrë ndërsa fillimisht do të jenë nën mbikëqyrjen e policëve që kanë përvojë të gjatë në polici./IndeksOnline/