Liverpool dhe Everton bëhen bashkë, organizojnë ankand pas lojës për të mbledhur fonde për tërmetin Turqi-Siri

Liverpool dhe Everton do të përdorin derbin Merseyside të së hënës për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti i fundit në Turqi dhe Siri.
Bluzat e lojtarëve të firmosen pas ndeshjes në Anfield dhe më vonë do të shiten në ankand për të mbështetur Komitetin e Emergjencave të Fatkeqësive – ku fondet do të shpërndahen për të mbështetur të prekurit nga fatkeqësia, ku më shumë se 23,000 persona tashmë kanë humbur jetën si rezultat i tërmetit.
Paratë e mbledhura për do të ndihmojnë ata për strehim, kujdes mjekësor dhe ushqim për t’i mbijetuar kohërave të pasigurta. Premier League ka njoftuar gjithashtu se të gjithë lojtarët dhe zyrtarët në të gjithë divizionin do të mbajnë shirita të zinj si shenjë respekti këtë fundjavë.
“Të gjithë të lidhur me të dy klubet kanë mbetur thellësisht të pikëlluar nga shkatërrimi dhe humbjet e mëdha të jetëve si rezultat i tërmeteve, dhe fondet e mbledhura nga ankandi do të ndihmojnë në dhënien e ndihmës shumë të nevojshme për të prekurit.
“Më shumë se 22,000 njerëz tashmë dihet se kanë vdekur në tërmetet, me shumë të tjerë të lënduar, të zhdukur ose të zhvendosur. Spitalet dhe shkollat janë ndër ndërtesat e panumërta që janë shembur dhe, me kushtet e ngrira të dimrit që godasin të dy vendet, nevojat humanitare priten të rritet në ditët në vijim’’, thuhej nw njw deklaratw tw pwrbashkwt tw tw dy klubeve. /IndeksOnline/