75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / B O

Inspeksioni në Prishtinë largon terrasat ilegale në qendër të qytetit

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin nga biznese të ndryshme në kryeqytet.

Aksioni i radhës ka patur cak disa lokale në qendër të qytetit

“Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë).
Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës” thuhet në njoftim./Indeksonline/