Shën Valentini/ Luizi dhe Kiara nisin ditën me puthje

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po e shijojnë qëndrimin në shtëpinë e famshme “BBVA” siç është më së miri.
Ditën e sotme që njëherësh njihet edhe si ‘Dita e të Dashuruarve’ me puthje e përqafime.

Në oborrin e shtëpisë banorëve iu është bërë një befasi nga ‘Vëllai i Madh’, ku shihen disa balona në formë zemre dhe një aparat për të bërë fotografi.
Dyshja pozuan së bashku, gjersa po mbanin në duar shkrime si “E dua atë” – në gjuhën angleze.
Ata shkëmbyen vazhdimisht puthje dhe tashmë e kanë shprehur se janë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin brenda.
