75 Mall Live Search
14:53 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / mp

Hoti për qeverinë Kurti: Deri sot nuk e realizoj asnjë investim të madh kapital

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, prej marrjes së  mandatit deri tash, nuk ka realizuar asnjë investim të madh kapital. Edhe ato projekte që janë në buxhet, vitin e kaluar janë realizuar në nivelin më të ulët historikisht. kështu ka thënë ish kryeministri Avdullah Hoti.

Ai në një intervistë për “IndeksOnline”, ka thënë se nëse i analizon me kujdes investimet kapitale në sektorin publik nuk ka asnjë investim të madh.

“Vazhdojnë disa prej projekteve të qeverisë që janë paraprake që është rruga për Podujevë rruga për Mitrovicë , rruga tjetër për Zahaq, autostrada për Gjilan dhe disa rrugë tjera të nivelit lokal. Por nuk ka ndonjë projekt të madh që ndryshon ekonomin e Kosovës. Në të kaluarën kemi pas autostradat , projektet e impiantit të ujërave , rrugët regjionale gjithashtu. Dhe disa projekte të tjera që kanë mundësi që në ekonomi të futen direkt dhe indirekt qindra miliona euro”, tha Hoti.

Sipas tij, janë bënë dy vite të qeverisjes dhe se nuk është parë asnjë projekt signifikant i madh që është përfshirë në buxhet.

“Edhe ato projekte që janë në buxhet vitin e kaluar janë realizuar në nivelin më të ulët historikisht. Si rezultat sot ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro, për shkak të nivelit të ulët të shpenzimeve kapitale. Këto që janë planifikua unë nuk pres që mund të shkojnë përpara . Tash jemi në muajin e dytë nuk asnjë lëvizje për ti kontraktua ato projekte për ti bërë përgatitjet e nevojshme për ti bërë shpenzimet e nevojshme dhe për ti dërgua përpara”,tha Hoti.

 Bazuar në të dhënat e BQK-së, viti 2022 është  përmbyll me rritje reale ekonomike prej 2.9 përqind. Këtë vit buxheti është më i larti prej 3 miliardë e 212 milionë euro. Pra është 8.7% apo 220 milionë euro më i shumë se sa ai i vitit 2022.

Në kuadër të buxhetit sipas parashikimeve të Qeverisë  parashihet shtimi i vlerave për investime kapitale, mallra dhe shërbime, që arrijnë vlerën 1.3 miliard euro ndërsa  811 milionë u ndahen komunave për projekte kapitale.  /IndeksOnline/