Melisa dhe Blasta respektojnë sfidën e “Vëllait të Madh”, “pajtohen” me njëri-tjetrin

Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova janë sfiduar gjatë mbrëmjes së sotshme nga “Vëllai i Madh”, për të komunikuar me dashuri dhe ëmbëlsi me partnerët e caktuar.
Kësisoj, dyshja Melisa dhe Blasta nuk i kanë kursyer fjalët e ëmbla për njëri-tjetrin.
“Ti je çokollatë”, i ka thënë Melisa, Blastës, ndërsa ky i fundit ia ka kthyer duke i thënë – “jo, ti je çokollatë”.
Por, për të ditur më shumë detaje rreth kësaj bisede, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.