75 Mall Live Search
08:18 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / AR

Milan-Tottenham, ndeshja që arkëtoi më shumë në historinë e futbollit italian

Ka një rekord të ri arkëtimesh në Italia dhe atë e vendos Milani me një ndeshje të Champions League. Bëhet fjalë për sfidën e parë të 1/8 kundër Tottenham.

Klubi kuqezi ka arritur të arkëtojë një shumë të majme pasi “San Siro” ishte “sold out” me diçka më shumë se 70 mijë spektatorë të pranishëm në shkallë. Sipas organizatorëve, nga kjo ndeshje Milani arkëtoi 9.132.842 euro.

Rekord absolut për një ndeshje të luajtur në Itali. Tashmë radhën e ka Interi.