Donaldi ‘romantik’ për Shën Valentin

Donaldi na ka bërë të qeshim me postimet e tij të fundit. Ndoshta vërtet nuk është treguar romantik, por me siguri edhe Borës i ka falur të qeshura me veprimin e tij. Ai ka treguar se për Shën Valentin i ka dhuruar Borës çorapet e tij.
“Dhurata ime për këtë Shën Valentin ishin çorapet e mia. Ajo u surprizua shumë kur e mori vesh që dhurata ka qenë gjithë kohës në shtëpi, 2 sirtare larg. Të dua shpirt”, shkruan Donaldi me humor.
