75 Mall Live Search
17:26 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / S Z

Haki Abazi thërret konferencë për media: Nesër flas për urdhrin e Kurtit për të më larguar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, pretendon se Kryeministri Albin Kurti e ka urdhëruar largimin e tij nga pozita e drejtuesit të Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe nga Komisioni parlamentar për stabilizim Asocim BE-Kosovë.

Në njoftim të bërë në profilin e tij në Facebook, ish-Zëvendëskryeministri thotë se nesër në orën 10, do të flasë dhe rreth këtij “urdhri” të Kurtit, për të kërkuar largimin e tij nga dy komisione

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë”, ka shkruar Abazi.

Ai po ashtu ka thënë se nesër do të flas dhe për video incizimet e skandalet tjera, që ky urdhër mëton t’i mbulojë.

“Nesër po ashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar Abazi./IndeksOnline/