Fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, Scaloni vendos për të ardhmen

Argjentina arriti të shpallet kampione e Botës nën drejtimin e Lionel Scalonit në Kampionatin Botëror 2022, i cili u zhvillua në Katar.
Pytjet e shumta të tifozëve të “Albiceleste”, se çfarë do të ndodh me Scalonin, duket se kanë marrë fund, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton “TycSports”, tekniku argjentinas ka vendosur të rinovoj kontratën, e cila kishte përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar.
Rinovimi i kontratës së Scalonit pritet të zyrtarizohet ditet e ardhshme dhe pritet të udhëheq Argjentinë deri në Botërorin e vitit 2026./IndeksOnline/