Përplot aktivitete për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Kosovës “Shota” sërish afirmoi vlerat e mirëfillta kulturore kombëtare në koncertin e mbrëmshëm që mbushi sallën përplot.
Gjatë koncertit “Festojmë Pavarësinë”, mjeshtërisht u luajtën vallja e Dibrës me koreograf Zeki Kastrati, vallja Çame dhe Vallja Festive të koreografit Fehmi Shaqiri, teksa këngë patriotike u interpretuan nga Violetë Kukaj, Liridon Sadriu, Saranda Aliaj dhe Majlinda Cikaqi.
Të gjitha këngët, vallet dhe kostumet popullore përcollën vlerat autoktone të kulturës e trashëgimisë sonë, duke zgjuar ndjenjën e atdhedashurisë tek gjithsecili në publik.