75 Mall Live Search
14:10 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / MSH

Krasniqi takohet me shefen e misionit të IOM-it, flasin për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është takuar sot me shefen e misionit të IOM-it në Kosovë, Anna Rostocka, me të cilën diskutuan së bashku mbi kohezionin social, përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të grupeve të margjinalizuara, si dhe projektet në të ardhmën.

“Në prioritetet dhe programet e MAPL-së në vazhdimësi në kuadër të aktiviteteve dhe projekteve të ministrisë janë të përfshira komponenta e barazisë në mes të komuniteteve dhe fuqizimit të grupeve të margjinalizuara” ka thënë ministri Krasniqi.

Ai ka vlerësuar bashkëpunimin me IOM-in, bashkëpunim ky që shpreson që do të vazhdojë.

“Me bashkëpunëtor si IOM-i, dhe znj. Rostocka bashkëpunimi do të vazhdoj me qëllim që të kemi aktivitete dhe programe të cilat krijojnë kushte më të mira të jetesës për grupet e margjinalizuara” përfundoi i pari i MAPL-së.