75 Mall Live Search
14:05 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / mp

Miftaraj, ironizon me ftesën e prokurorisë për Abazin: Krimin e luftojnë vetëm ditë pune

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi, ka ironizuar me ftesën e prokurorisë që ka vendos të hënë të marr në pyetje deputetin Haki Abazi.

Ky është postimi i plotë i Miftaraj:

“Prokuroria Speciale e Republikës se Kosoves e fton te henen, deputetin Abazi per ta marr ne pyetje lidhur me rastin Dehari.

Sot e enjte, pastaj e premte, e shtune, e diele, dhe ne fund vjen e hena.

Prokuroret qe paguhen afersisht mbi 2500 euro ne muaj, nuk ben me punu kur eshte dite pushimi. 

Kaq per seriozitetin e Prokurorise Speciale. Këta krimin e “luftojne” vetem ne dite pune dhe brenda orarit te punes”, ka shkruar Miftaraj.

Abazi, sot, në një konferencë për media ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë urdhër për shkarkimin nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilim Asociim me BE-në.

Sipas tij arsyet për këtë janë më të ndryshme, por sipas tij kryesorja është që shefi i ekzekutivit është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria.