75 Mall Live Search
16:36 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Goli i Zhegrovës ndaj Lyonit, në garë për më të mirin e Kupës së Francës

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, po kalon një formë të mirë në ndeshjet e fundit me skuadrën e Lille.

23-vjeçari është një nga të pëlqyerit e trajnerit Fonseca, ku ka pos paraqitjeve të mira, ka shënuar edhe dy gola në tre ndeshjet e fundit, shkruan IndeksOnline.

Zhegrova shënoi një gol të bukur javën e kaluar kundër Lyonit, në ndeshjen e Kupës së Francës.

Goli i tij së fundi është nominuar për çmimin e më të mirit në 1/8 e kësaj gare.

Sulmusi kosovar do të garoj për këtë çmim me Ruslan Malinovskyin e Marseilleit, Florent Molletit të Nantesit dhe Fares Cahibit të Toulouseit./IndeksOnline/

Golin mund ta shikoni KËTU: