Prishtina mposht Bashkimin dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sigal Prishtina është gjysmëfinalistja tjetër e Kupës së Kosovës.
Bardhekaltërit sot mposhtën skuadrën e bashkimit me rezultat 82-67, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i dalluar te Prishtina ishte Lejson Zeqiri me 18 pikë, ndërsa te Bashkimi ishte Curtis Jones me 24 pikë.
Në gjysmëfinale skuadra e Sigal Prishtinës e pret fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni./IndeksOnline/